Institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor
8
Parliaments
6
Institutions
73
Recommendations
Puna e institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut (IKDNJ) është shumë e rëndësishme për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. IKDNJ janë përbërës thelbësorë të një sistemi efektiv të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. IKDNJ-të përfaqësojnë një partner shumë të rëndësishëm dhe të vlefshëm për parlamentet në mbështetjen e punës së tyre dhe në rritjen e aftësive të tyre mbikëqyrëse.
Ky mjet në internet është krijuar në mënyrë që të hartëzojë dhe monitorojë rekomandimet e përgjithshme të bëra nga IKDNJ nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Ky pjet paraqet gjithsej 16 IKDNJ të ndryshme të krijuara për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut. Duke pasur parasysh që IKDNJ-ve u kërkohet në përgjithësi të raportojnë për punën e tyre parlamenteve mbi baza vjetore, ato raporte shërbejnë si një komponent thelbësor për nxjerrjen e të dhënave dhe informacioneve përkatëse.
Mjeti hartëzon dhe monitoron rekomandimet e bëra nga Avokati i Popullit, organet e barazisë dhe institucionet e pavarura që kanë kompetencë për të mbrojtur dhe promovuar qasje të lirë në informacion dhe mbrojtje të të dhënave. Mjeti është i përkthyer dhe i disponueshëm në 4 gjuhë – anglisht, shqip, BKMS (boshnjakisht-kroatisht-malazez-serbisht) dhe maqedonisht.